Makineri ndërtimi në shitje në Shqipëri

Eskavatorë, fadroma, vinça dhe makineri ndërtimi në shitje

Listimet e fundit

Nuk ka ende listime aktive këtu. Bëhu i pari që publikon.

Reklamo makinerinë tënde falas

Si të reklamoj makinerinë tënde?

Procesi është i thjeshtë, i shpejtë dhe falas.

1

Kyçu në llogari

Krijo një llogari falas ose kyçu në llogarinë ekzistuese për të filluar

Kyçu këtu
2

Shto listimin

Zgjidh llojin e makinerisë, plotëso orët e punës dhe peshën operative, ngarko fotot dhe publiko listimin

Shto listim
3

Miratimi dhe publikimi

Stafi ynë kontrollon dhe miraton listimin. Pastaj mund ta shpërndajë dhe në rrjete sociale

Udhëzues blerjeje

Makineri ndërtimi në shitje në Shqipëri

Gjej eskavatorë, mini eskavatorë, fadroma, beko, buldozerë, rula dhe pirunë në shitje në gjithë Shqipërinë. Krahaso makineritë e ndërtimit sipas llojit, markës, orëve të punës dhe peshës operative, nga mini eskavatorët për punime të vogla deri te makineritë e rënda për kantiere.

Krahaso oferta

Shiko çmimin, vitin dhe të dhënat kryesore në një vend.

Qytete kryesore

Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier dhe më shumë.

Filtra të dobishëm

Lloji, marka, orët e punës, pesha operative dhe çmimi.

Krahasim tregu

Shiko çfarë vlen vërtet përpara se të kontaktosh shitësin.

Eskavatorë dhe mini eskavatorë

Mini eskavatorët 1–6 ton janë të përshtatshëm për themele, kanale dhe punime në qytet, ndërsa eskavatorët me zinxhir 20 ton e lart janë për kantiere dhe gurore. Kontrollo zinxhirët, rrotullimin, cilindrat hidraulikë dhe lojën te kunjat dhe bocat.

Fadroma dhe beko

Fadromat dhe bekot (backhoe) janë makineritë më të gjithanshme për ndërtim dhe punë komunale. Shiko kovën, nyjet e krahut, gomat dhe kambion. Një beko me orë të arsyeshme dhe pa rrjedhje hidraulike mban vlerën mirë në treg.

Orët dhe historiku i punës

Makineritë e ndërtimit maten me orë pune. Pyet ku ka punuar makineria: një eskavator nga gurorja lodhet shumë më shpejt se një nga punime të lehta. Kërko faturat e servisit dhe pyet nëse janë ndërruar pompa hidraulike ose zinxhirët.

Pyetje të shpeshta

Sa orë pune janë shumë për një eskavator?
Rreth 10.000 orë konsiderohen shumë për një eskavator të mesëm, por shumë makineri të mirëmbajtura punojnë edhe më gjatë. Gjendja e hidraulikut dhe e zinxhirëve tregon më shumë se orët.
Çfarë është pesha operative?
Është pesha e makinerisë gati për punë, me karburant, operator dhe kovë standarde. Ajo përcakton klasën e makinerisë dhe si transportohet.
A mund të shes makinerinë time falas?
Po. Zgjidh kategorinë Makineri ndërtimi, plotëso llojin, orët e punës dhe peshën, ngarko fotot dhe publiko listimin.